“Sistem i pandershëm taksimi” Tabaku: S’mund të ketë rritje pagash…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar ‘urdhrin’ e qeverisë për rritje pagash. Sipas saj, nuk mund të ketë rritje ekonomike me tatim socialist. Tabaku e quajti të pandershëm sistemin e taksimit nga ‘qeveria e pakicës.’

“Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk punon dot për shumicen një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!”- shkruan Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *