‘Sistem persekutiv’/ Berisha: Të rinjtë të dalin në protesta të fuqishme, Rama po i vjedh

Kreu i PD, Sali Berisha nga takimi me qytetarët e Libohovës ka bërë një thirrje për bashkim, ku fokus sipas tij duhet të jetë rrëzimi i qeverisë.

Berisha tha se të rinjtë duhet të luftojnë për të ardhmen e tyre dhe ta kthejnë Shqipërinë në një vend të adhurueshëm.

“Ky është sistem persekutiv nuk ka meritë. Jemi në një moment kritik, ku qeveria merr vetë çdo vendim duke vjedhur fondet publike. Qeveria mashtron me propagandë, gënjen qytetarët për satelitët. Katet pa leje nuk i sheh se ka investuar vetë. Ka një kohë për çdo shqiptar që t’i dalë zot vendit, e ardhmja po ikën çdo ditë. Do ta filloj nga të rinjtë duke i bërë thirrje që të dalin në krye të përpjekjes për protestë të fuqishme. Kemi detyrim të madh ndaj vendit që të ndalojmë rokullisjen. Mobilizimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje. Ta bëjmë Shqipërinë kopshtin e ëndërrave, të shpëtojmë nga ky regjim”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *