Banorët e “Bog Brother VIP” janë nxehur nën ritmet e muzikës, teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Iliri, Beniada, Monika, Meridiani dhe Arjola, nisën të kërcenin, por vëmendjen e mori veprimi i Ilirit.
Koreografi hoqi bluzën dhe filloi t’i bënte striptizëm Monikës. Në një moment, ai shtriu në tokë aktoren dhe filloi t’i kërcejë sipër.
Ilirit iu bashkua edhe Meridiani duke e bërë situatën akoma më të nxehtë.
Arjola dhe Beniada i duartrokisnin për performancën. Situata ka shkaktuar mjaft të qeshura mes tyre.
/Priza.al/