Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e situatës së Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 435 testime, nga të cilët 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Dimal, Elbasan.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,643 që nga fillimi i epidemisë.