Situata e Covid-19/ Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka komentuar situatën e Covid-19 në vendin tonë, ku prej ditësh, numri i rasteve pozitive me virus është shumë i lartë. Ministrja tha se pavarësisht se Komiteti i Ekspertëve, ka sugjeruar mbajtjen e maskës, kjo këshillë nuk është marrë në konsideratë nga qytetarët.

Pyetje: Në rast të konfirmimit të nënvarianteve të reja të Omicron do të ketë shtim masash?

Manastirliu: Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *