Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 20 raste të reja nga 429 testime të kryera në total. Aktualisht në të gjithë vendin janë 216 qytetarë aktivë me Covid-19. Në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient.
Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit. Janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.
APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT
18 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë: 11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.
Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 18 Janar 2023)
Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 429
Testime totale 2,026,342
Raste pozitive 333,119
Raste të shëruara 329,307
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 20
Vlorë 15
Berat. 7
Durrës. 7
Shkodër 4
Gjirokastër. 3
Korçë. 2
Lezhë. 3
Elbasan. 1