Edhe pse numri i infektimeve me Covid-19 në vendin tonë është rritur ndjeshëm, Komiteti Teknik ka vendosur të mos ndryshojë asnjë masë anti-Covid. Sipas kryetares së komitetit, Mira Rakacolli, këto dy javë kanë qenë të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë të njëjtat masa që janë marrë me herët.
Pra, ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë.
“Nga prezantimet që u pa, situata mbetet relativisht e qëndrueshme. komiteti mendon që të mos ketë ndryshim të masave. Edhe për 2 javë ora policore do të mbetet ajo që kemi rekomanduar. Do të ketë përdorim të masave aty ku kemi rekomanduar,. në qendrat tregtare etj. S’do të ketë grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, por në aktivitetet sportive do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të këtyre ambienteve. Do të vazhdojë njësoj rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj dhe shqiptarë, do të kërkohet prova e vaksinimit”, tha Rakacolli.
/Priza.al/