Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë një telefonatë urgjente teksa deputeti Flamur Noka mbante të bllokuar foktoren. Ajo i ka treguar personit me të cilin po komunikonte se do ta përjashtonte deputetin nga seanca. E gjithë biseda ështe dëgjuar pasi kryeparlamentarja nuk ishte në dijeni se kishte harruar mikrofonin hapur.
“Po e përjashtoj këtë (Flamur Nokën) nga seanca. Jo mi, po e përjashtoj nga seanca,”-dëgjohet të thotë në telefon Nikolla. Nga mënyra si i drejtohet kuptohet se personi me të cilin po komunikonte ishte grua.