Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me drejtuesit vendorë, ku u diskutua situata e zjarreve në vend.
Rama i ka këshilluar kryebashkiakët që të jenë të gatshëm për të monitoruar situatë, ku theksoi se do të mbështeten nga qeverisa.
Sakaq shtoi se janë rritur kapacitetet e mbrojtës, por pushteti vendor duhet të minimizojnë dëmet në çdo rast.
“Fillon puna që nga ajo me krah deri në më të specializuara. Zjarret janë një problem serioz, si dhe kur reagon pushteti vendor dëmi është më i vogël. Duhet që të monitorojmë situatën, të jemi të gjithë alert, Kryebashkiaku i Fierit ka bërë një punë titanike në kohë përmbytjesh. Ne në këtë buxhet kemi alokuar edhe një 1 mld lek për mbrojtjen civile, për të thënë se ashtu siç kërkojmë edhe risim mbështetjen. Janë rritur kapacitetet e mbrojtjes dhe asaj të brendshme. Gushti do të jetë shumë sfidues, duhet të përgatitemi. Shumica e vendeve janë potenciale për zjarret. Bashkitë të jenë të gatshme kur të ndodhë, ne do t’i mbështesim”, tha ai.