Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini ka reaguar në lidhje me situatën epidemike në vend.
Tomini shprehet se numri i infektimeve me Covid-19 janë të larta por rastet kritike janë reduktuar më tepër se një vit më parë.
Sakaq shtoi se vjeshta do të sjellë raste të larta infektimesh.
“Kurbe e COVID-19 me luhatje gjate 4 javëve te fundit. Infektime janë te larta, krahasuar me numrin e testimeve. Numri i shtrimeve është më i reduktuar se sa një vit më parë. Kemi një kontakt më të madh mes njerëzve, pasi është sezoni turistik. Ka shfrenim të mosprespektimit të masave. Stina ka më shumë kontakte të afërta. Variantet BA4, BA5 kanë transmetueshmëri më të lartë. Preja dhe transmetushmëria do të ndikojë në rritjen e rasteve. Situata epidemiologjike shkon paralelisht me vaksinimi. Nuk jemi të paprekshëm nga riinfektimet, apo infektimet për herë të parë. Apo aq më tepër kur nuk kemi mbulim të madh me vaksinim. Me rëndësi që të mbahet në mënyrë të njëtrajtshme respektimi i masave”, tha ajo.