“Situata është e rënduar”/ Blero sapo konfirmoi ndarjen nga Afrona

Këngëtari i njohur Blero Muharremi, sapo ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, ku bën me dije se martesa e tij me Afronën ka përfunduar. Ai shkruan se situata është mjaft e rënduar prandaj kërkon që mos të diskutohet më gjatë jeta private e të dyve. Ndër të tjera, Blero tha se arsyet e ndarjes janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve. Një pjesë nga postimi i Bleros:

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim na përket vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *