Shteti anëtar i NATO-s me një prej ushtrive më të mëdha dhe më moderne në Ballkan, është dorëzuar përpara zjarreve të fuqishëm dhe ka kërkuar ndihmë te superfuqia lindore.
Në një kohë që vendet anëtarë të NATO-s kanë bërë vetëm premtime, tre gjigantët rusë fluturues “Beriev-200” dhe “Ilyushin il-76”, do të punojnë së bashku sot për të shuar zjarrin që ka pushtuar Evian dhe Peloponezin.
Sipas informacioneve ekskluzive të “Protothema.gr”, planifikimi i Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Zjarrit, u përfundua dhe në orët e ardhshme avioni amfib rus “Beriev”, së bashku me dy gjigantët “Ilyushin”, do të përpiqen të formojnë një zinxhir ajror të pandërprerë, duke u përpjekur të ndalojnë përparimin e zjarreve.
Të tre avionët rusë do të fluturojnë së bashku: Udhërrëfyesi i fillimit do të jetë “Beriev-200” rus dhe dy avionët “Ilyoushin”, që do të ndjekin në një operacion të koordinuar, në mënyrë që të arrihet rezultati më i mirë i mundshëm.
Pilotët e “Beriev” kanë operuar në Greqi për një kohë më të gjatë dhe njihen më mirë me veçoritë dhe terrenin dhe do të ndjekin nga afër dy gjigantët “Ilyushin”.
Të tre avionët e shuarjes së zjarrit së bashku do të lëshojnë mbi 110 tonë ujë në të njëjtën kohë: 12 ton në “Beriev-200” dhe nga 49 ton secili në “Ilyoushin”, ndërsa koha e operacioneve është sekret deri tani.
Hedhja e njëkohshme e 110 tonëve ujë për të ndaluar zjarrin, do të ndodhë për herë të parë në Greqi, në koordinim me forcat tokësore dhe policinë, në mënyrë që të mos ketë banorë.
Operacioni raportohet se do të bëhet në Peloponez, pra në rajonin e Arkadisë dhe Ilisë dhe në Evia, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv në ditën e nëntë.
/Priza.al/