Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 290 testime të kryera, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ata janë në bashkitë: 13 në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.
Në gjithë vendin raportohen 163 qytetarë aktivë me Covid-19.
Në Spitalin Infektiv aktualisht po marrin trajtim 6 pacientë. Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.
6 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit vijon të kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 8
Berat. 3
Durrës. 2
Shkodër. 2