Situata me COVID-19 në Shqipëri/ U regjistruan 397 raste të reja dhe 1 humbje jete këtë të diele  

Shqipëria ka regjistruar këtë të dielë 397 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit. Më së shumti të infektuar ka shënuar Tirana me 146 raste, ndjekur nga Durrësi e Vlora me nga 29 dhe Shkodra me 24.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel gjithë qytetarëve të vaksinohen sa më shpejt pasi muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinim të çdo qytetari mbi 18 vjeç.

Në krahasim me dje Shqipëria sot ka 13 raste më pak, por gushti në vendin tonë ka sjellë një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja fill pas hyrjes së variantit Delta.

NJOFTIMI NGA MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4,935 testime, 397 raste të reja, 1 humbje jete dhe 39 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         397

Të shëruar në 24 orë       39

Të shtruar në spitale       46

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 4,935

Testime totale             957,801

Raste pozitive             135,947

Raste të shëruara       130,673

Raste Aktive                    2,810

Humbje jete                     2,464

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *