Situata më e sikletshme? Kur në ditëlindje del përpara asaj që s’e duron e s’i flet, u ndodh dy këngëtareve

Jehona Sopi festoi ditëlindjen e saj të 41-të. Këngëtarja e njohur nga Prishtina, që viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në tregun muzikor ka vendosur që këtë ditë speciale ta festojë me familjaret dhe miket e saj të ngushta duke organizuar një festë në shtëpinë e saj.

Të pranishme mes tjerave u panë edhe Leonora Jakupi dhe Vesa Luma, me të cilat Jehona ka një shoqëri të ngushtë. Por kishte edhe nga ato personazhe që nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për dy këngëtaret e njohura Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi, siç e përmendëm më lart. Dyshja nuk kanë një raport të mirë, pasi shumë vite më parë mes tyre ka pasur një përplasje.

Kujtojmë se e ftuar në emision si personazhi “mikeshë për kokë”, Leonora zgjodhi të përmendte këngëtaren Jehona Sopi, ndërsa emrin e personazhit që nuk do i fliste zgjodhi Nora Istrefin.

 

‘Unë nuk jam person që mbaj inate; por hë për hë, nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…’, u shpreh Jakupi.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *