Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi situatën në Rinas, ku një grup kontrollorësh braktisën punë duke deklaruar paaftësi në punë për shkak se iu janë ulur pagat.
Rama akuzoi kontrollorët ajror duke thënë se kishin një plan djallëzorë, por i kishin bërë llogaritë gabim.
“E patë çfarë ndodhi dje? Një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, qarkullimi ajror. Kontrollorët ajrorë nuk janë punonjës dosido që zëvendësohen dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë shumë djallëzore. Koha për ti zëvendësuar është disa javë dhe aq duheshin për të kthyer rrumpallën. Por i kishin bërë hesapet gabim. Vaksinat u vonuan për fat të keq, humbën një ditë. Sot tani, vaksinat mbërritën dhe kaluan gjithë natën duke luftuar mos iknin në një drejtim tjetër. kacafytja për të marrë vaksinat është botërore.
Vaksinat mbërritën në Shqipëri dhe ne do të vazhdojmë se jemi të vendosur që sezonin e ri turistik ta kemi shumë më të lehtësuar.
Në 25 prill vendimi është shumë i qartë do t’i fitojmë këto sfida apo do të vazhdojmë avazin për të shkuar përsëri në drejtim të paditur,” deklaroi Rama.