Situata në Partinë Demokratike vazhdon të jetë shqetësuese, pasi ende ekzistojnë dy grupe të ndara dhe mosmarrëveshjet janë të shumta.
Vendimi për të ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës nuk është pritur mirë nga “Rithemelimi” edhe pse Gazmet Bardhi zbulon se fillimisht Berisha ishte dakord që ky vendim nuk është i formës së prerë dhe mund të ankimohet.
I ftuar në “Top Story” Bardhi shprehet:
“Berisha erdhi në zyrën time, biseda ishte e regjistruar. I deklarova se e njoh realitetin e ri ligjor, nuk pengoj askënd të përdorë selinë, por mbështes padinë. E regjistruan se mnd të na akuzonin për pazare. Berisha tha se Gjykata duhet respektuar ndërsa shtoi se njihte të drejtën për të kundërshtuar vendimin e zotit Zhukri. Berisha ndryshoi rrugës, ka një 1 muaj që punon për shkarkimin e Alibeajt. Berisha ndryshe vepron dhe tjetër gjë thotë. Ma thonë kolegë deputetë. Jam dëshmitarë.”/Priza.al