Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Pukën, duke bërë me dije se dy helikopterë po ndërhyjnë nga ajri. Sipas ministrit Peleshi, përveç ndihmës nga ajri po punohet edhe me 25 Forca të Armatosura, të cilat po përpiqen që të shuajnë flakët në malin e Tërbunit në Pukë. Aktualisht flakët kanë përfshirë 20 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa pjesa veriore është drejt izolimit.
“Dy helikopterë hollandezë, 25 Forca të Armatosura dhe 35 forcave të tjera nga shërbimi pyjor, zjarrfikëse dhe njësisë administrative po vijon me intensitet punën për shuarjen e zjarrit në malin e Tërbunit, në Pukë. Flakët kanë përfshirë rreth 20 hektarë sipërfaqe pyjore në lartësinë 1476 m. Aktualisht në pjesën veriore nga kurora e qytetit Pukë zjarri është drejt izolimit. Po punohet në pjesën tjetër të vatrës për vënien në kontroll të situatës,”-shkruan ai.
https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/252967149999149
/Priza.al/