Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve në Shqipëri, pasi prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Sipas ARRSH kjo situatë nuk ka sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
“Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut”, thuhet në njoftim.
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
/Priza.al/