Situata në Veri/ Hovenier: Ulni tensionet dhe rikthejuni dialogut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për ulje të tensioneve dhe rikthim në dialog.

“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, tha Hovenier.

Hovenier para kryeministrit pati një takim me presidentetn e Kosovës Vjosa Osmani, ku u shpreh se kryetarët duhet të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *