Situata në veri të Kosovës/ Drejtuesja e SHISH në Komisionin e Sigurisë

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës.

Seanca dëgjimore me Vlora Hysenin pritet të mbahet sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të paraqitet edhe raporti për vitin 2022 i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kërkesa është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

Raportimi i saj sot para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për cështjen e veriut të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *