Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Konkretisht gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.
Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rena nga lartësitë si pasoje e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.
Reshjet e dendura te shiut që kanë rënë dhe vijonë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati.
Në këto momente shirat vijonë të jenë me intesit te larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit. Në zonën e Përmetit niveli i Vjoses ka arritur 5.3 metër ndërkohë që pika kritike është 5.4. Kjo situatë është në monitorim. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë aktualisht është në 6.34 metra çka ka sjellë edhe përmbytjen e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë.
Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati. Reshjet kanë sjellë probleme edhe në disa zona të tjera, si Librazhd e Gjirokastër. Në Librazhd është bllokuar qarkullimi i banorëve në rrugën Gostimë-Polis Sheh. Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Gostimë, të bllokuara kanë mbetur fshatrat Polis Sheh, Fushë Bullë të cilët lidhin me njësinë Administrative të Polisit.
Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati.
Përmbytet nënkalimi në Fushë-Mamurras, mjetet qarkullojnë me vështirësi! Situata përsëritet sa herë ka reshje, shkak bllokimi i zgarave të kullimit
/Priza.al/