Situata e zjarrit në Berzanë të Lezhës ka dalë nga kontrolli.
Burime për median bëjnë me dije se flakët janë përhapur frikshëm në masivin pyjor të kësaj zone, ku për pasojë rrezikohen edhe banesat. Mësohet se në terren ndodhen forca të shumta të ushtrisë e zjarrfikëses, në përpjekje për të mbrojtur banesat.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e riaktivizimit të vatrës, ndonëse flakët u fikën ditën e enjte.