Situatë e komplikuar në Kosovë/ 21 komuna shkojnë në balotazh, zgjidhen kryetarët e rinj për 17 të tjera! LVV e Kurtit nuk fiton asgjë në raundin e parë

Ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, rezultatet zyrtare paraprake japin një panoramë të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës.

Me 99.8 të votave nga qendrat e numërimit, rezulton se 21 nga 38 komuna kanë shkuar në balotazh.  Në këto 21 qendra komunale do të ketë një raund tjetër votimesh, ndërsa janë zgjedhur drejtuesit lokalë për 17 komuna të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, ku nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse udhëheq në disa prej tyre, shkon në balotazh .

Duhet theksuar se fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 ku garonte.

Partia Demokratike (PDK) ka arritur të fitojë 4 komuna pa nevojën e balotazhit, përkatësisht Skenderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Hani i Elezit. Gjithashtu udhëheq në Kaçanik, por do të përballet në balotazh me LVV.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës. Në procesin e votimit sipas KQZ, pjesëmarrja ishte 43.5 % të votuesve.

Komunat që shkojnë në balotazh:

 

Gjakova (AAK-LVV)

Gjilani (LVV-LDK)

Dragashi (PDK-LDK)

Klina (AAK-PDK)

Kamenica (PSD-LVV)

Podujeva (LVV-LDK)

Prishtina (LVV-LDK)

Prizreni (LVV-PDK)

Vitija (LDK-LVV)

Vushtrria (PDK-LDK)

Malisheva (Nisma-PDK)

Juniku (AAK-LDK)

Mamusha (KDTP-KATP)

Gllogovc (PDK-DD)

Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)

Istog (LDK-AAK)

Shtime (PDK-LVV)

Rahovec (AAK-LVV)

Fushë Kosova (LDK-LVV)

Obiliqi (IQO-LVV)

Kaçanik (PDK-LVV)

 

 

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *