Për të zëvendësuar ditët e humbura në fillim në nisjes së procesit mësimor në janar 2021, bëhet me dije se nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve do të zhvillojnë mësim për 4 të shtuna me radhë.
Kujtojmë këtu se në fillim të janarit 2021, Ministria e Arsimit vendosi 4 ditë pushim, për shkak të kushteve ekstreme të motit, që të kombinuara edhe me situatën e pandemisë, u pa e arsyeshme që nxënësit të qëndronin në shtëpi.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit, me rikthimin në klasa të gjithë sistemin parauniversitar, vendosi që këto 4 ditë të zëvendësohen ditën e shtuna për 4 javë resht.
Për shkak të situatës së përmirësuar me pandeminë, në datën 29 prill Komiteti Teknik vendosi që të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend t’i rikthehen normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës.