Situatë e rëndë nga COVID në Rumani, Gjermania i çon ushtrinë për transportimin e pacientëve

Për shkak se situata e COVID në Rumani është përkeqësuar, Gjermania do t’i marrë Rumanisë disa pacientë për t’u trajtuar. Do jetë ushtria gjermane ajo që do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19, nga Rumania në Gjermani për trajtim.

Ushtria gjermane pohon se të gjithë personat që transportohen kanë nevojë për intubim. Gjashtë pacientët e parë do të sillen në klinikat e qyteteve Bochum, Krefeld dhe Bergisch Gladbach si dhe në spitalin Bundesëehrit në Koblenz.

Një zëdhënës i shërbimit mjekësor të Bundeswehrit tha se ushtria po vepron me urdhër të qeverisë federale. Qëllimi i fushatës është “të lehtësojë sistemin shëndetësor rumun duke marrë përsipër pacientët e kujdesit intensiv të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Rumania kohët e fundit ka një incidencë prej më shumë se 1.000 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *