Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura në vendin tonë.
Begaj shprehet se është e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi si duhen marrë masa për përballuar emergjencat e ditëve në vijim.
“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim”, shprehet kreu i shtetit, ndërsa shton se “është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”.