Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë, pas skualifikimit të Shqipërisë nga Eurovizion, pa shkuar deri në natën finale.
Ronela nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shprehet se edhe nëse do të kishte shkuar në finale, do të kishte qenë në renditje e fundit, duke aluduar në këtë mënyrë me skemën e votimit në Eurovizion, ku më së shumti shtetet votojnë për fqinjët e tyre.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! JU DUA”, shkruan ajo.
Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.