“Ska kohë për pushim”, Rama i “përvishet” punës, jep premtimin e madh nga Fushë-Kruja

Pas triumfimit në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama ka ‘përveshur mëngët’ dhe është rikthyer në kantieret e ndërtimit, për të parë nga afër se si po ecën procesi i rindërtimit. Kreu i qeverisë ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se sot ndodhet në Fushë-Krujë, teksa ka vizituar lagjen ‘Rilindja’. Ai shprehet se nuk ka kohë për pushim, ndërsa premton se apartamentet do jenë gati deri në vjeshtë. Në këtë formë ai ka dhënë edhe një afat të fundit, deri sa çdo gjë të jetë gati.

Statusi

Fushë Krujë – Gëzim i madh sa herë që vizitoj lagjen “Rilindja”, ku shtëpitë individuale dhe apartamentet po marrin formë dita – ditës që vjeshta t’i gjejë gati

#SkaKohëPërPushim

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *