Moderatorja Ilda Bejleri është gati të rikthehet sërish në ekran. Ditën e sotme, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një emision të sajin.
Dikush i ka shkruar Ildës se “Procesit Sportiv” i mungon figura e saj, dhe kaq ka mjaftuar që Ilda të zbulojë projektin e ri.
Bukuroshja ka treguar se do rikthehet si autore/moderatore me një program të sajin.