Sot pasdite (e enjte, dt. 25) dhe nesër (e premte, dt. 26) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 13 °C
në vendet e ulëta: 0 / 12 °C
në vendet malore: -6 / 6 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 25) dhe nesër (e premte, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Për ditën e premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Përjashtim bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës, në relievet malore të zonës së jugut. Po në të njejtën mënyrë edhe dita e shtunë parashikohet me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Vranësirat do të jenë më tepër prezente në orët e vona të mbrëmjes.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era me shpejtësi deri në 8m/s. Temperaturat e mëngjesit mbeten relativisht të ftohta, ndërsa ato të mesditës gradualisht do të rriten me kalimin e ditëve.