Rregullat e imigracionit janë vendosur të lehtësohen si pjesë e misionit të Liz Truss për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur zhvillimin e biznesit. Kryeministrja Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë emigrantë për t’u dhënë viza për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar.
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në një sërë sektorë. Downing Street nuk e mohoi që kryeministrja po planifikon të liberalizojë rrugët për të lejuar punëtorët e huaj të shkojnë në Angli sikurse u raportua dhe më herët nga “The Sun”.
Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, këto të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas “Brexit”, pasuar dhe nga pandemia.
“Programi i punëtorëve sezonalë”, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë jashtë shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për role sezonale në sektorët e hortikulturës dhe shpendëve.
Burimi: The independent