Pas shumë spekulimeve rreth një shtatzënie të mundshme, Kylie Jenner më në fund e konfirmoi. Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me reperin e njohur, Travis Scott.
Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashian’ e ka ‘dokumentuar’ shtatëzaninë që në hapat e para. Ajo postoi një video emocionuese në rrjete sociale ditën e djeshme, që tregonte momentin që shikon bebushin dhe gjithashtu kur i jep lajmin Kris Jenner, e cila shprehet se është një ndër ditët më të lumtura të jetës së saj.
Videoja përfshin shumë momente private, si darka e ditëlindjes së saj me familjen dhe miqtë dhe momenti i sonogramit, ku Kylie, Stormi dhe Travis dëgjojnë rrahjet e zemrës së bebit.
Kylie bëri një video të ngjashme gjatë shtatëzanisë me Stormin, por e postoi vetëm pas lindjes së saj. Jenner është shprehur se nuk donte që Stormi të ishte fëmijë i vetëm, por nga ana tjetër ndjente një presion për të zgjeruar familjen, mirëpo tanimë duken më të lumtur se kurrë.
/Priza.al/