Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili ndodhet në burg pasi dyshohet se mund të jetë implikuar në aferën e Inceneratorëve të Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit.
Burimet e Gazetës Shqiptare thonë se, Bllako nënvizon në kërkesën e tij se s’ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit. Pritet caktimi me short i trupës gjykuese në Apel.