S’ka shpëtim! Rikthehet sërish i nxehti në Shqipëri, flet sinoptikania: Temperatura mbi 40 gradë në disa zona, të mërkurën priten…

Java në Shqipëri nis sërish me mot të nxehtë, kthjellime e diell në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore hera-herës do të ketë edhe vranësira, që do të sjellin edhe reshje shiu afatshkurtra.

Dita e hënë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 24 deri në 38 °C.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Lajda Porja, tha se, i nxehti do të vijojë deri të mërkurën, ku pritet të ketë edhe rrebeshe shiu, kryesisht në zonat malore.

Sipas sinoptikanes, problemi kryesor përgjatë kësaj jave do të jetë era, e cila do të përforcohet duke filluar nga pasditja e sotme.

“Shqipëria është krejtësisht në periferi të valës së të nxehtit, megjithatë është e ndjeshme. Ka pasur që ditën e djeshme një rritje temperaturash, deri në 38 gradë.

Parashikohet që sot, nesër e deri të mërkurën, moti të jetë i nxehtë, duke bërë që të kemi temperatura të larta në gjithë zonat e ulëta.

Temperatura të larta priten në Elbasan, Berat e zona të caktuara, si Ura Vajgurore, Gjirokastër, ku do të kemi sërish deri në 40 gradë ose edhe më lart.

Pritet që temperaturat e larta të na shoqërojnë në 15-ditëshin e parë të gushtit, ku vlerat do të jenë nga 36 deri në 39 gradë, ndërsa mbi 40 do të jenë vetëm në zona të caktuara.

Dita e mërkurë pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të freskojë pak motin. Ditën e enjte do të kemi shi edhe në zonat jugore.

Problematike këtë javë do të jetë edhe era. Që nga dita e sotme, në pjesën e dytë të ditës, e deri të premten, do të kemi forcimi të erës”,- tha sinoptikania Porja.

Image

/Burimi: News24/ Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *