Federata italiane ka refuzuar kërkesën e Interit dhe të Juventusit për të shtyrë për një datë tjetër të mëvonshme Superkupën e Italisë, parashikuar për t’u luajtur më 12 janar në San Siro.
Zikaltërit dhe bardhezinjtë thanë publikisht se situata në ekipet e tyre është thuajse emergjente për shkak të numrit të lartë të lojtarëve dhe stafit teknik që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por edhe për shkak të vendimit të qeverisë që reduktoi me 50 për qind praninë e tifozëve në stadium.
Propozimi i dy klubeve ishte data 18 maj me shpresën që në atë periudhë të paktën stadiumet do të mund të jenë të hapura në 75 për qind të kapaciteteve të tyre.
Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën më 12 janar në stadiumin Giuseppe Meazza në Milano, duke filluar nga ora 21:00. Shitja e biletave për momentin është pezulluar, deri në qartësimin e situatës së pranisë së tifozëve në stadium.
/Priza.al/