Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në sheshin ‘Skënderbej’, gjatë faljes së Fiter Bajramit nga besimtarët muslimanë.
Një person ka hyrë në shesh mes besimtarëve, duke thirrur “S’ka Zot”, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën vetes me benzinë. Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.
40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.