Kemi vetëm dy ditë që kemi hyrë në muajin gusht dhe jemi në kulmin e sezonit të plazhit. Edhe këtë herë si çdo vit tjetër, emigrantët zbarkojnë në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre. Por ndryshe nga ç’vëmë re nga vitet e tjera, këtë vit bregdeti në Jug të Shqipërisë është braktisur.
Mesa duket turistët janë ndikuar nga çmimet e shtrenjta dhe kanë zgjedhur ta bojkotojnë bregdetin shqiptar. Ndërkohë edhe shërbimi është një tjetër pikë që ka “çaluar” prej kohësh dhe këtë sezon veror është nxjerr në pah më shumë.
E si të mos mjaftonte me kaq, një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00.
Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase aksidentoi për vdekje me një mjet lundrues tip ‘skaf’ të miturën në plazhin e Potamit, Himarë.
Dyshohet se Tase ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Burimet për median bëjnë me dije se Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, ndërsa tashmë mban detyrën e Komisarit në Elbasan