Skafi i mori jetën/ Familja Avdia hap dyert e mortit, vogëlushes i jepet lamtumira e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Himarë, ku skafi goditi për vdekje vajzën e mitur Joanda Avdia.

Zia ka kapluar familjen Avdia teksa ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushes së tyre. Mësohet se ceremonia mortore do të mbahet në orën 15:00 ku e mitura do të përcillet për në banesën e fundit.  Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.

Aktualisht Tase është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *