Një skaf me turistë ka alarmuar policinë kufitare në Vlorë këtë mbrëmje.
Skafi “Ertion” me katër persona në bord ka pësuar avari, ndërkohë që ndodhej në det të hapur, gjë që ka shkaktuar panik tek turistët. Drejtuesi i skafit me inicialet XH.K., ka lajmëruar policinë kufitare.
Efektivët janë afruar me një tjetër skaf pranë turistëve dhe i kanë ndihmuar ata të afrohen pranë bregut. Policia kufitare e gjeti skafin me turistë në vendin e quajtur ‘Shën Vasil’ dhe asnjë prej personave që ndodhej në bord nuk ka pësuar lëndime.
Njoftimi:
Sot dt 28.01.2023, ora 14.00, është kërkuar ndihmë te Salla Operative e DVKM Vlorë nga shtetasi Xh.K. kapiten i mjetit turistik Skaf me emrin “ERTION”, i cili kishte pësuar difekt në motorr. Menjeherë në drejtim të tij shkoi në ndihmë shërbimi i SML me mjetin lundrues BP 05 të Stacionit të Policisë Kufitare Triport, të cilët i konstatuan në vendin e quajtur Shën Vasil.
Nga efektivat e SML u bë e mundur dhënia e ndihmës dhe shoqërimi i mjetit së bashku me katër persona në bord, në Stacionin e Policisë Kufitare Triport. Personat janë në gjendje të mirë shëndetësore. Faleminderit!