Pesë persona nga Kosova rrezikonin mbytjen në zonën mbas Karaburunit.
Burime për median bëjnë me dije se skafi me të cilën po lundronin turistët ka pasur një defekt në motor dhe menjëherë kanë lëshuar sinjalin SOS. Mësohet se policia kufitare i ka ardhur menjëherë në ndihmë, ku fatmirësisht ja kanë dalë t’i shpëtojnë turistët.
Skafi është gjetur një milje larg bregut në vendin e quajtur ‘Skalom’ te Beget.