SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?

AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në  vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht  ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.

Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si  inspektorët e AKU-t kanë  favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .

Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.

Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH-së është fakti se mungojnë fotot e vendit ku janë asgjësuar produktet.

Njëkohësisht mungon fletëdalja e subjektit, për efekt të shkarkimit nga magazina të produkteve të asgjësuara.

Ky është dokument vërtetues dhe bazë që fakton daljen nga magazina e produkteve të skaduara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *