Skandal/ Dy motrat e agresorit shajnë me ‘libër shtëpie’, kërkojnë të ‘sqarohen’ me djalin ‘hero’ (VIDEO)

Motrat e agresorit Arben Mema, i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’ kanë shkuar aty dhe i kanë kërkuar policisë llogari se çfarë ka ndodhur me vëllain e tyre. Në videon e siguruar nga FaëNeës, ato dëgjohen teksa kërkojnë djalin i cili ndërhyri për ta neutralizuar.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak më parë në sheshin Skënderbej ku agresori i identifikuar si Arben Mema ka hyrë me makinë duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty.

Burimet zyrtare bën me dije 35-vjeçari ndodhej nën efektin e drogërave dhe brenda automjetit të tij është gjetur një sasi lënde narkotike.
Fatmirësisht nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar dhe 35-vjeçari u neutralizua në kohë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *