Prokurorët pranë SPAK, Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj edhe pse janë pezulluar nga detyra me vendim të formës së prerë, vijojnë ende të qëndrojnë në punë.
Dy prokurorët u pezulluan pas padisë së prokurores Sonila Muhametaj. Prokuroria pretendoi për padrejtësi në procesin e vlerësimit, sidomos të aftësive profesionale dhe e paditi çështjen në gjykatën Administrative të Tiranës. Gjykata vendosi në favor të saj.
Burime për medin bëjnë me dije se, ndonëse afatet ligjore kanë përfunduar Shehu e Gogaj, vijojnë detyrën pranë SPAK, pasi në këtë institucion nuk ka vendim për pezullimin e tyre. Sipas SPAK këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucioni që emëron prokurorët. Në mbledhjen e së hënës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bëri rekurs për pezullimin e vendimit ndaj dy prokurorëve, duke mos zbatuar vendimin e Apelit Administrativ për të rinisur procedurën e konkurimit për plotësimin e vakancave në SPAK.
Për këtë rast Këshilli i Lartë gjyqësor tha se gjykata i ka lënë dy javë kohë që vendimi të zbatohet. Por për shkak se është ushtruar rekurs dhe kërkesë për pezullim ekzekutimi nga Gjykata e Lartë, do pritet reagimi i Gjykatës së Lartë, e më pas do vendoset për këtë çështje duke biseduar në këshill. Por, referuar ligjit, duke qenë se afati ligjor prej 14 ditësh ka kaluar, mos zbatimi i tij, çon në përgjegjësi penale, referuar nenit 320 te kodit penal. Gogaj, Shehu dhe Muhametaj kandidonin për dy vende vakante në SPAK. Pas shqyrtimit të kandidaturave, KLP renditi Elvin Gokajn me 216 pikë, Alfred Shehun me 211 dhe Sonila Muhametajn me 208 pikë.
Gjykata ia ka pranuar ankimin dhe ka theksuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është dhënë duke ndjekur procedurat e rregullta. Për rrjedhojë është shpallur e pavlefshme renditja e garuesve dhe emërimi i dy prokurorëve./faxweb