Skandal/ Efektivi serb dhunon për vdekje 35-vjeçarin, 2 të ndaluar

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi. Mediat e huaja raportojnë se një 35-vjeçari i identifikuar me emrin Ervin Celahmetoviç është dhunuar për vdekje në një restornat në qendër të qytetit nga qytetari me detyrë oficer policie, Igor Avramoviç.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, Ervin ka qenë në shoqërinë e miqve të tij në një kafene, kur Igori, i cili ndodhej në të njëjtin lokal i është afruar dhe pas një debati të shkurtër ka nisur ta rrahë brutalisht. Pas goditjeve, Ervini është rrëzuar përtokë dhe nuk ka lëvizur.

Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje, por Ćelahmetovic nuk ka mundur të shpëtojë. E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit të njohur. Igor Avramoviç punon si pjesëtar i njësisë speciale të policisë në Beograd dhe gjatë fundjavës ka ardhur në vendlindje.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim intensiv për të dyshuarin, ndërsa dy persona janë ndaluar nga policia nën dyshimin se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *