Skandal/ Hakerat iranianë ‘godasin’ sërish, publikojnë “TOP 1000” llogaritë bankare me emrat dhe bilancin

Hakerat iranianë kanë ‘goditur’ sërish. ‘Homeland Justice’ këtë herë ka publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi këtu edhe shumën e parave të depozituara.

Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës. Krah dokumentit, hakerat kanë dhënë edhe një mesazh.

“Sipas opinionit tuaj, në cilën bankë sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë i pastruan paratë që morën nga Muxhahedinët. Na e specifikoni”, shkruajnë hakerat bashkangjitur me databazën e të dhënave të publikuara.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që hakerat e ‘Homeland Justice’ publikojnë të dhëna mbi qytetarët shqiptarë, pasi më parë janë publikuar të dhënat mbi zyrtarë të ndryshëm si ish-kreu i SHISH dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe udhëtimet me avion të kryeministrit Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *