Paraditen e sotme, një veprim i shëmtuar ka ndodhur në kompleksion “Kika 2” në Tiranë.
Në redaksinë e Priza.al ka mbërritur një video ku shihen disa të rinj të cilët argëtohen duke hedhur qese të mbushura me ujë nga kati i pestë i një pallati në mes të ditës, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe fëmijëve.
Raportohet se e njëjta situatë ka ndodhur dhe ditën e djeshme por fatmirësisht nuk ka pasur kalimtarë në ato momente.
Ky gjest i kalon përmasat e një loje adoleshentësh, pasi pasojat mund të jenë fatale.