Certifikatat dixhitale “Covid” e Bashkimit Evropian që mban emrin dhe datën e lindjes së Adolf Hitlerit, kanë bërë xhiron në internet, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit të pasaportave të vaksinave.
Disa përdorues gjetën një kod “QR” në internet të martën dhe kur u përpoqën të skanonin me aplikacione verifikimi, zbuluan se ishte një certifikatë dixhitale Covid me emrin “Adolf Hitler”, së bashku me datën e lindjes që tregon 1 janar, 1900, sipas një raporti nga “Russia Today”.
Autoritetet europiane kanë nisur identifikimin e rasteve të certifikatave të falsifikuara, për t’i shfuqizuar dhe për të përforcuar sistemin e Certifikatës së Gjelbër në mënyrë që të parandalohen të tilla grabitje në të ardhmen.
/Priza.al/