Skandal me refugjatët afganë/ BILD: SHBA-të do të strehojnë në Shqipëri të gjithë të padëshiruarit nga Gjermania  

Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit po akuzohen nga mediat ndërkombëtare se e menaxhuan mjaft keq krizën në Afganistan dhe gjithë operacionin e tërheqjes, duke lënë pas jo vetëm bashkëpunëtorë por edhe shtetas amerikanë.

Ndërkohë, mediat gjermane shkojnë edhe më tej duke deklaruar se SHBA-të i mbushën avionët e tyre që po nisnin drejt Europës, jo me bashkëpunëtorët afganë të NATO-s dhe Amerikës, por me persona problematikë që dyshohen edhe për terrorizëm.

Në këtë mënyrë mediat gjermane kanë lënë të aludohet për një “skenar të paramenduar” më herët, mbase me prapavija politike.

Afghanische Mädchen im US-Transitlager Ramstein in Rheinland-Pfalz

Kështu raporton e përditshmja gjermane “BILD”, e cila thekson se, “mes Gjermanisë dhe SHBA-ve është shënuar një përplasje në lidhje me refugjatët afganë”.

Sipas gazetës “BILD”: “SHBA ka sjellë në bazën Ramstein të Gjermanisë më shumë se 34 mijë afganë. Mbi 20 mijë janë larguar drejt SHBA, por 14 mijë kanë mbetur akoma në Gjermani.

Këta të fundit kanë nisur të aplikojnë për azil në Gjermani, dhe një pjesë e tyre nuk duan të largohen më nga vendi, në përpjekjet e tyre për të nisur një jetë të re, larg luftës”.

Viele der Wartenden in Ramstein sind Frauen und Kinder

Ky lajm, sipas “BILD”, ka zemëruar autoritetet gjermane, pasi pakti ishte se të gjithë afganët do largohen drejt SHBA-ve.

Gazeta gjermane raporton se, arsyeja se përse ka një shpërthim të papritur aplikimesh për azil në Gjermani lidhet me faktin se këta afganë nuk lejohen të futen në SHBA.

Gazeta thekson më tej se, SHBA-të po planifikon t’i dërgojë këta afganë në vende të treta si Kosova, Shqipëria, apo Uganda. Por ata refuzojnë një gjë të tillë, duke kërkuar strehim në Gjermani.

Weiterhin sollen mehr als 14 000 Afghanen in Ramstein auf die Ausreise warten. Einige von ihnen wollen nun offenbar in Deutschland bleiben

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të lëvizin disa prej tyre në vende të treta si Shqipëria dhe Uganda. Sipas informacioneve të BILD, disa nga të prekurit refuzojnë ta bëjnë këtë, kjo është arsyeja pse ata tani po përpiqen të gjejnë strehë të përhershme në Gjermani”,- thuhet në lajmin e medias gjermane.

https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/trotz-gegenteiliger-zusagen-der-usa-afghanen-in-ramstein-beantragen-asyl-77606470.bild.html

/Burimi: BILD/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *