Të gjithë propagandën e qeverisë, se mjekë ka me shumicë, e hedh në erë situata në terren dhe shfrytëzimi i bluzave të bardha.
Gazetarët së fundmi, kanë zbuluar një tjetër skandal, mjekët e qendrave shëndetësore thirren të kryejnë urgjencat në spitale, sepse nuk ka mjekë ky staf nuk ka firmosur në asnjë kontratë. Në mënyrë diskrete, detyrohen të punojnë në urgjenca, ndërsa ditën duhet të japin shërbim pranë qendrave shëndetësore.
Forma e pagesës kryet në mënyrë akoma edhe më arbitrare, mjekët që aktualisht punojnë në urgjenca, do t’u shënohet emri sikur punojnë edhe në këto orare ku i zëvendësojnë mjekët e qendrave shëndetësore, më pas, kur të marrë rrogën, orët e punës që ka kryer kolegu i qendrës shëndetësore, do t’ia kthejë kur të tërheqë pagën.
Kryetarin e Federatës së Punonjësve të Shëndetësisë, Gerald Kola, i cili ka pranuar situatën ka deklaruar se mjekët nuk janë kundër këtij shërbimi, por e ngrenë zërin për pagesë, pasi faktikisht po punojnë në të zezë brenda shtetit vet.
Faktikisht ekziston një udhëzim e cila përcakton se në raste emergjencash mjeket duhet te japin shërbim pacienteve por aktualisht vendi nuk është në situatë të jashtëzakonshme tërmeti përmbytje apo fatkeqësie që të qëndrojnë mjekët në alert.
Emrat e mjekëve të qendrave shëndetësore nuk figurojnë në asnjë listë pagese, pasi vetëm mjekut stabël në spital, që mban urgjencat, i del emri. Marrim një rast hipotetik ku, për shkak të një gabimi njerëzor, pacienti humb jetën, kush mban përgjegjësi? Mjeku që ka emrin e shënuar apo mjeku që realisht e ka pritur si urgjencë?
Për këtë arsye kemi shkuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të marr një informacion më të detajuar se çfarë po ndodhë.
Por përgjigja standarde është se megjithëse ne ishim paraqitur fizikisht është kërkuar një kërkesë me shkrim dhe më pas të marrim një përgjigje kur ta shohin ministria të arsyeshme deri atëherë mjekët duhet të vazhdojnë të punojnë nga 32 orë pune pa ndalim.
Institucioni i varuar drejt për drejtë nga Ministria e shëndetësisë është Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), si kompetenca ka transferimin, gjobitjen, shkarkimin apo emërimin, Lidhja e këtij institucioni me skandalin është se merr në telefonon mjekët dhe, me detyrim-përcaktim, u komunikon se duhet të kryejnë urgjencat në datat që ky institucion ka vendosur.Ne kemi shkuar për të marr informacion se me çfarë të drejte merren emrat e mjekëve dhe futen në grafikë por përgjigja e dhënë është mjaftë e shpërndarë.
Personi nga stafi i OSHKSH nuk kishte dijeni dhe topin e përgjegjësisë e hodhën tek drejtorit rajonale të operatorit në dukje absurde pasi këto drejtori nuk veprojnë të pavarura. Sakaq Drejtoria e Përgjithshme e Operatorit nuk mbante përgjegjësi për punën jashtë orarit të mjekëve.
Aktualisht, pagesa që marrin bluzat e bardha, sipas burimeve është 3.000 lekë për 16 orë punë, turn i dytë dhe i tretë.
Por si kemi ardhur në këtë situatë?
Një raport i bërë publik së fundmi mbi Shqipërinë, nga OBSH, sqaron se vendi ynë ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, që përkthehet në më pak mjekë se Pakistani dhe pak më shumë mjekë se Afrika. Por këtë qeveria nuk e pranon dhe përpiqet me urdhër të brendshëm të sajoj mbushjen e vakumeve që kanë lënë emigrimet e bluzave të bardha.
Në 6 tetor 2020, Rama ka deklaruar se në vend nuk ka mungesë mjekësh dhe nuk ka as mungesë të bluzave të bardha.“Mjekët nuk kanë ikur, nuk kemi mungesë të bluzave të bardha”, tha Rama asokohe.
1 qershor 2022, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka habitur sërish me një deklaratë bombastike, kur është shprehur se mjekët shqiptarë nuk shkojnë në Gjermani për pagën, por për “bamirësi” dhe solidarizohen me mjekët në Gjermani, që ikin në Zvicër dhe Amerikë, duke lënë vendin e tyre.
“Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët ikin në Gjermani, sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikë”, u shpreh Rakacolli.
Në rast se situata nuk merr zgjidhje mjekët kanë paralajmëruar bojkot të shërbimit, derisa të vendoset dinjiteti në vend.”/Priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*